Amazon GoSearch New DOC New XLS New PPT

OffiDocs favicon

Transparenca.info in Chrome with OffiDocs

Transparenca.info  screen for extension Chrome web store in OffiDocs Chromium

Ad


DESCRIPTION


Check if your media website has a valid source.

Në një botë të mbushur me informacione nga burime të ndryshme, transparenca dhe besueshmëria e mediave janë më të rëndësishme se kurrë. Dita ditës po shtohen lajme dhe informacione të cilat nuk mund t'i dallojmë se a janë të vërteta apo të rreme. Për këtë arsye, ne kemi krijuar Transparenca.info, një mjet inovativ për të vlerësuar transparencën dhe besueshmërinë e mediave në Kosovë.

Kjo shtesë është projektuar për të ndihmuar përdoruesit të kontrollojnë burimet e tyre të informacionit përmes tri kritereve thelbësore:
1. Regjistrimi në Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) ose si OJQ.
2. Anëtarësimi në këshille kryesore të mediave, si Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) ose Komisioni i Pavarur për Media (KPM).
3. Prania e seksioneve kritike në faqen e internetit të medias, përfshirë detaje editoriale, informacione kontakti dhe një seksion "Rreth Nesh".

Bazuar në këto kritere, mediat kategorizohen në një nga katër lista:
1. Lista Jeshile: Burime plotësisht të besueshme dhe transparente.
2. Lista e Verdhë: Burime që përmbushin disa kritere, por kanë vend për përmirësim.
3. Lista e Kuqe: Burime me transparencë të kufizuar ose që shfaqin shenja të besueshmërisë së dobët.
4. Lista e Zezë: Burime që nuk përmbushin standardet minimale të transparencës.

Transparenca.info web extension integrated with the OffiDocs Chromium online


Run Chrome Extensions

×
Advertisement
❤️Shop, book, or buy here — no cost, helps keep services free.